Qendra ka si qellim te saj:

1-      Te evidentoje shkaqet, dukurite dhe prirjet e fenomeneve kriminale dhe te paraqes alternativa, konkluzione e rekomandime ne strukturat pergjegjese shteterore dhe publike per parandalimin dhe luften kunder tyre.

2-      Te paraqes nje trajtim alternative te problemeve dhe fenomeneve ne fushen e krimit te organizuar dhe terrorizmit.

3-      Te ndihmoje ne gjetjen e formave dhe metodave te reja te luftes dhe parandalimit te krimit te organizuar dhe terrorizmit.

4-      Te organizoje veprimtari sensibilizuese, seminare, konferenca, simpoziume, leksione dhe publikime special per informimin e specialisteve dhe publikut lidhur me problemet e shqetesimet e shoqerise shqiptare ne fushat e krimit te organizuar dhe terrorizmit.

5-      Te ndihmojme me rekomandime dhe asistence te kualifikuar ne permiresimet e legjislacionit shqiptar ne parandalimin dhe luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit.

6-      Te ofrojme ndihme te kualifikuar viktimave te krimit te organizuar dhe terrorizmit me ekspertet e saj dhe ne bashkepunim me organet e specializuara shteterore. Te ofrojme sherbime me eksperte per viktimat virtual te e-piraterise, krimit kompjuterik dhe te kerkimit te personave te humbur.

7-      Te ofrojme ndihme te kualifikuar ne trajnimin e punonjesve te policive private e shteterore ne fushat e luftes kunder krimit te organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, permes bashkepunimit te ndersjellte, si dhe ne rikualifikimin e specializimin ne keto fusha:  

8- Ofrojme sherbime te specializuara per gjetjen e njerezve te humbur dhe femijeve te trafikuar.   

9- Ofrojme sherbime kuder krimit kibernetik.   

Duke ndjekur synimet e mesiperme: Qendra ka te drejte te hape dege te saj ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Organizon konferenca, simpoziume, seminare, si dhe aktivitete te ndryshme me profesioniste te fushave te ndryshme, vendas e te huaj. Qendra per realizimin e qellimit dhe te objektit te veprimtarise se pershkruar ne statut ka te drejte te ushtroje cdo lloj veprimtarie te ligjshme ekonomike. Kur ushtrimi I nje veprimtarie paraprihet nga nevoja per marrjen e nje leje apo licence, Qendra nepermjet personit te autorizuar do t’I paraqese kerkesen organit pergjegjes.

QENDRA eshte nje organizate e pavarur, e themeluar ne perputhje me Kodin Civil te Republikes se Shqiperise. Ajo ushtron veprimtarine e saj ne perputhje me ligjet  kombetare dhe nderkombetare dhe ne bashkepunim me organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare Brenda dhe jashte vendit, per zhvillimin sa me te mire te objektit te saj.

Prioriteti jone madhor eshte bashkepunimi me Interpolin, Europolin dhe organizata te tjera nderkombetare.